Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan?!

403

Me mbylljen e sezoneve televizive, diskutimet më të shpeshta në media janë, “kush do shkojë, ku”.

Duket se një tjetër lëvizje e bujshme do të ndodhë sezonin e ardhëm televiziv.

Sipas indexonline duket se radhën e lëvizjes së bujshme e ka Ermal Mamaqi, i cili thuhet se do të largohet nga Tv Klan për në Top Channel.

Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar për Indeksonline se kontrata mes Tv Klan dhe Ermal Mamaqit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më. Si pasojë, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë më punimet në këtë institucion mediatik në shtator, kur nis edhe sezoni i ri.

Këtë verë mbushen plot 3 vite që kur Ermal Mamaqi la shown e tij në T Digitalb për të vazhduar me një etapë tjetër në Tv Klan me “Xing me Ermalin”.

Megjithatë, për të konfirmuar këtë lajm që po qarkullon ditën e sotme, Iconstyle kontaktoi me produksionin e Ermalit, ku burime brenda stafit konfirmuan se ky informacion nuk është i vërtetë.