Afërdita Dreshaj në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e fëmijës së modeles shqiptare

48

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër për herë parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Afërdita me anë të një postimi në Instagam, ku tregon momentin kur çifti ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Do të bëhemi me djalë shkruan ajo, bashkangjitur me videon ku së bashku me Jakub shohin ngjyrën blu në festën që kanë organizuar me miqtë dhe familjarët. Ndërkohë që në postimin në story thotë se e kanë mbajtur lajmin sekret për pak kohë.

Po ashtu Afërdita ka vënë dhe hashtagun March2021, që tregon se djali i saj dhe hokeistit çek do të vijë në jetë në marsin e vitit tjetër. Çifti duket sigurisht shumë i lumtur për pritjen e ëmbël, ndërkohë që kanë marrë shumë urime nga ndjekësit në Instagram.