Berisha thirri protestë këmbëtare me 8 Janar, reagon ‘flakë për flakë’ Lulzim Basha: Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një…

310

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas thirrjes së ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se me 8 Janar do ketë protestë kombëtare në orën 12:00.

Basha shkruan se kjo është hera e parë në Shqipëri që Berisha thërret një protestë kundër partisë së tij.

Postimi i Plotë nga Lulzim Basha:

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.