Nora Malaj ngre shqetësimin për mësuesit në shkolla: Të merren masa që mësuesut të mos përfundojnë si naftëtarët.

253

Nora Malaj ka folur për situatën e arsimit në vend dhe për shpërthimin e rasteve me Covid tek stafi pedagogjik në shkolla 9 vjecare e gjimnaze. Në një intervistë ajo thotë se nuk është arsim me 30 apo 35 minuta mësim dërsa sugjeroi që Ministria të vijë me platformë digjitale për të qenë gati për situatën më të vështirë.

Me 30 dhe 35 minuta nuk po bëjmë arsim. Kjo është dhimbja më e madhe. Zonja Shahini pati thënë se kishte përgatitur 3 drafte por nëse situata vjen duke u rënduar ka disa modele që disa institucione të arsimit private i kanë realizuar. Disa i realizojnë me proces të plotë por i ndajnë në dy fasha.

Ministria duhet të vinte me platformën digjitale dhe minimalisht, nxënësit duhet të kishin mjetin dhe shtrirjen për këtë sistem në situatën më të vështirë. Aktualisht jemi mes 2 momenteve, të ruajmë shëndetin që prevalon të fëmijëve apo të vazhdojmë mësimin. Deri tani shohim që në aspektin psikosocial procesi i mësimit nuk paralizon objektin e saj.

Pra fëmijët janë ende të frustruar. Nuk them në sistemin parashkollor dhe të kopshteve që realisht është një situatë e vështirë sepse fëmijët e vegjël janë të traumatizuar nga situata e parë dhe duke qenë se janë të socializuar mund të bëhen bartës të shumë problemeve, tha Malaj.

Nora Malaj theksoi se situata më e vështirë është për mësuesit që janë të traumatizuar nga situata dhe është e shqetësuar se do të vijë një moment që do të plasë bo mba ndërsa kërkoi që të merren masa në mënyrë që të mos përfundojnë si naftëtarët e Ballshit.

Të shqetësuar janë shumë prindërit e fëmijët. Të traumatizuar janë mësuesit. Duhet të merren masa që mësuesit të mos përfundojnë në grevë si naftëtarët, tha Malaj.