Ende pa u mbyllur numërimi / Trump del para mbështetësve: Po fitojmë, asnjë s’na kap dot

290

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump ka dalë për të folur përpara mbështetësve teksa procesi i numërimit vijon në disa shtete.

Gjatë fjalës së tij, kandidati republikan Trump falenderoi amerikanët për mbështetjen dhe tha se është shumë pranë fitorja.

Në një dalje për mediat amerikane, Trump u shpreh se po ekipi i tij po bëhet gati për një festë të madhe, pasi sipas tij rezultatet janë fenomenale. Republikani Trump u shpreh se pala tjetër po përpiqet që procesi të shtyhet, gjë që sipas tij bëhet sepse po kërkojnë të shtojnë votat pas procesit të mbyllur.

“Jemi kundër metodës që po përdoret për numërimin e votave. Duam që ligji të zbatohet, duam që procesi i votimit të ndalojë dhe nuk duam që me zgjatjen e procesit t’i shtojnë votat në listë”, u shpreh Trump duke nënkuptuar se do t’ia përcjellin pretendimet Gjykatës së Lartë. Deri më tani në votat për Kolegjin Zgjedhor, kryeson Joe Biden me 225 vota kundrejt 213 që ka Trump.