Moti i keq, probleme në Jug

408

Moti i keq paralizon punën në portin e Vlorës. Për shkak të dallgëzimit 5-6 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur, lundrimi është pezulluar. 

Peshkarexhat dhe anijet e vogla janë këshilluar të ankorohen në vendstrehime të sigurta, ndërsa trageti i linjës Vlorë- Brindizi nuk do kryejë itinerarin normal.

Moti i keq, ka shkaktuar probleme edhe në qytet, ku një pish është rrëzuar duke bllokuar rrugën drejt Zvërnecit.

Në disa zona të qytetit ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në Orikum, Radhimë etj.