Ka dalë pozitiv me Covid 19, nëndrejtori i spitalit shëtit në qytet.

283

Nëndrejtori i spitalit të Gjirokastrës Martin Gorici disa ditë më parë u konfirmua pozitiv me covid 19, ndërkohë që duket se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që i duhet të qendrojë i izoluar në banesë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb se sot atij i është marrë tamponi i dytë, përgjigjia e të cilit nuk dihet ende ndërkohe që është parë të levizë lirshëm në qytet, madje të frekuentojë dhe disa prej bizneseve.

Mësohet se ai e ka kryer në mënyrë private tamponin e dytë, ndërsa burime nga  Drejtoria e Shëndetit Publik nuk kanë një përgjigje zyrtare për sa i përket negativizimit të tij. Edhe nëse i del negativ ai nuk duhet të dali pasi është kontakt i afërt me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ato janë konstatuar pozitive vetëm disa ditë më pas se vetë Borici, dhe vijojnë që të jenë pozitive dhe të jetojnë në të njëjtën banesë.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raporton se afati prej 14 ditësh nëndrejtorit i përfundon nesër, por përmes njohjeve të tij ka siguruar që tamponi të dërgohet në Tiranë me ambulancë, dhe jo me makinën e DSHP-së siç ndodh e qytetarët e tjerë.