Zjarr në plazhë, digjet kabina pushimi dhe disa makina

334

Një kabinë pushimi dhe disa makina janë përfshirë nga flakët këtë të dielë në Gjirin e Lalzit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku informacionet paraprake bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një nga kabinat e pushuesve dhe më pas është përhapur

Ndërkohë deri më tani fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset që janë duke punuar për lokalizimin e flakëve.