Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë gati në 2021

559

ekurudha Tiranë-Durrës-Rinas do nis të ndërtohet së shpejti ,e thënë nga ministri i infrastrukturës dhe i energjisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Gjiknuri tha se gara për përzgjedhjen e kompanisë fituese është në proces e sipër. Hekurudha e re Tiranë-Durrës, që do të ketë një degë të re për lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit dhe planifikohet të jetë gati në vitin 2021. Hekurudha do të ketë edhe një degëzim për në Aeroportin e Rinasit që nuk ka ekzistuar më parë.

Sipas ministrit janë gati 90 milionë euro që do të investohen në këtë drejtim. Ky projekt do të financohet nga fondet e Bashkimit Europian, buxheti i shtetit dhe investitorë privat.

Gjithashtu po përfundohet edhe studimi inxhinierik për ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë Tiranën, Durrësin me Malin e Zi. Këto projekte do të mbështeten nga Bashkimi Europian me kredi të buta dhe me grante deri në 50% për ta lidhur këtë segment të ri me rrjetin Europian hekurudhor. Kjo do të sjellë një avantazh të madhë ekonomik pasi mallrat do të transportohen nëpërmjet hekurudhës dhe do ti japin më shumë vlerë portit të Durrësit.