Shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, i merr jetën 6 vjeçarit.

249

Dy fëmijë në fshatin Siman në Gramsh kanë qenë duke luajtur me një granatë në momentin që ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 6 vjeçari me iniciale ALl dhe është plagosur kushëriri i tij 5 vjeçari me iniciale ALl.

Dy të miturit ndodheshin në oborrin e banesës e qytetarit me iniciale R.LL. dhe po luanin me granatën e vjetër, e cila ka shpërthyer duke rezultuar tragjike për dy fëmijët. Fëmija AL, ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa 5 vjeçari AL ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se dy të miturit ishin kushërinj me njëri tjetrin dhe po luanin bashkë.

Fshati ndodhet 2-3 orë larg Gramshit dhe fëmija 6 vjeçar nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve rrugës për në spital, duke ndërruar jetë.