Ministria i ndanë bursë vajzës së shefit të kabinetit

451

Studentët ankohen se edhe tek bursat ka manipulime, shumë fëmijë të politikanëve i kanë marrë ato.
Ka aplikuar në tri Universitete prestigjioze të Hungarisë. Dhe që të gjitha këto universitete e kanë pranuar për të studiuar doktoraturën.

“Më kanë pranu…m’kanë thanë jemi të kënaqur nësë vijnë këtu me studiu…”

Por, bursën të riut nga Prishtina ia refuzoi Ministria e Arsimit.

Sallahu thotë se në Ministri nuk i dhanë asnjë arsyetim se pse nuk ia ndanë bursën.

Ai shton se bursat ndërkombëtare që i ndan MASHT-I, zakonisht fitohen nga të afërmit e pushtetarëve.

E dyshimet e Flamur Sallahut, përforcohen kur shikohen listat e fituesve të shpallur nga Minsitria e Arsimit.

Në listën e fituesve të këtij viti të bursës për studime në Universitetin e Sheffield figuron edhe vajza Baton Dushit, shef i Kabinetit të Ministrit, Shyqyri Bytyqi, e cila kishte fituar bursë edhe më parë nga MASHT-i.

Por, Ministri Bytyqi ka një arsyetim se pse ajo është shpallur fituese.