“Teksa përballemi me sfidën e pandemisë COVID-19…”, kryeministri Rama bën premtimin e madh për gjithë shqiptarët në emër të qeverisë që drejton

263

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se pavarësisht sfidës së madhe të pandemisë së COVID-19 me të cilën po përballemi, rimëkëmbja e shërbimit shëndetësor është një objektiv primar për qeverinë që ai drejton.

Rama ka publikuar edhe disa pamje nga ambulanca e rindërtuar në Vaqarr të Tiranës.

“Mjekët, infermierë dhe vetë banorët e Vaqarrit, në periferi të Tiranës e dëshmojnë më mirë se kushdo ndryshimin në ambulancën e tyre, e rindërtuar me standardet më të mira gjatë këtyre muajve të epidemisë

#VIJOJMë rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor parësor në çdo cep të vendit, pa e ndalur punën, teksa përballemi me sfidën e madhe të pandemisë #Covid19.

#Programi300QendraveShëndetësore

#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan kryeministri Rama.