A do të bjerë borë për Krishtlindje, çfarë pritet ditët e javës dhe ndryshimi i madh i motit në fundjavë

101

Vendin tonë do e shoqëroi moti i mirë gjatë gjithë ditëve të javës deri të premten, ndërkohë që fundjava do të sjellë mot të vranët dhe me reshje.

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb ka treguar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se reshjet do të nisin prej të premtes pasdite në zonat veriore ndërsa të shtunën do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Pasditja dhe mesdita sjell përmirësim të parashikimit të motit. E enjtja dhe e premtja do të ketë mot të mirë. Fundjava do të sjellë mot të vranët. E premtja pasdite në zonat veriore do të ketë reshje shiu.

Të shtunën do të ketë shtrirje të reshjeve në të gjithë vendin. Në zonat malore do të ketë reshje bore dhe ulje të temperaturave. E diela do të ketë kthjellime”, tha Adiola Bani.