Kokë e trafikut të kokainës, arrestohet nipi i deputetit të PS

270

Policia e Shtetit njoftoi sot se në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe ato blege kanë bërë të mundur arrestimin e 6 shqiptarëve të cilët akuzohen si krerët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Gjermanisë dhe Belgjikës.

Mësohet se të arrestuarit janë Musa Gjikola, 34 vjeç dhe Genti Balliu alias Flamur Balliu, 37 vjeç, banues në Tiranë; Ramazan Rraja, 27 vjeç dhe Fioralb Rraja, 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë; Bledar Pepaj, 29 vjeç, banues në Pukë; Fatmir Xhecuka., 33 vjeç, banues në Laç.

Mes të arrestuarve ndodhen Fioralb Rraja, 24 vjeç dhe Ramazan Rraja, 27 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë. Të dy këta persona janë të afërmit e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Ramazan Rraja, nipi i deputetit, është i njohur për opinionin publik shqiptar, pasi në vitin 2019 u publikua një video e tij teksa dhunonte barbarisht një grua te QSUT.

Ky rrjet trafiku kokaine në vitin 2018 dërgoi në Gjermani 1 ton kokainë. Në atë kohë u arrestuan 10 shqiptarë.