Hapja e kazinove, shpallet gara për subjektet e interesuara

53

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka çelur garën për dhënien e licencave për kategorinë kazino për të gjithë subjektet e interesuara.

Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të këtij institucioni përcaktohen kriteret që duhen plotësuar. Shpallja e garës vjen pas vendimit të pak javëve më parë të qeverisë, që miratonte kushtet shtesë për këtë procedurë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në zbatim të nenit 34, 35, 36, 37 të ligjit nr.155/2015 Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë Kazino e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit te kësaj licence shpall garën për pajisjen me licencë për zonën ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë Kazino në qytetin e Tiranës sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. 689, datë 2.9.2020 Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit, e kategorisë Kazino, në qytetin e Tiranës theksohet në njoftimin për shtyp.

Pak javë më parë, qeveria miratoi dy vendime ku së pari përcaktohen koordinatat se ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: Dedë Gjon Luli Rruga: Ibrahim Rrugova Bulevardi: Zhan D’Ark Rruga: Xhorxh W. Bush.

Konkretisht kjo zonë përfshin pjesën nga 15-katëshi tek unaza te parku Rinia, te Xhorxh Bush që është në Unazë në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence.

Kostoja e një licence kazinoje arrin në 1 miliard lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë dhjetë viteve të periudhës së licencës (10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit). sipas vendimit të qeverisë, subjektet duhet që të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh./Opinion.al