Aksident, 19 vjeçari përplas me makinë këmbësorin 46 vjeçar.

233

Një aksident ka ndodhur në fshatin Daullas në Fier ku është përplasur me makinë një 46 vjeçar.

Sipas informacioneve nga policia shoferi 19 vjeçar me iniciale KE me automjetin tip Audi ka aksidentuar 46 vjeçarin me iniciale TGj i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Mësohet se 46 vjecari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa 19 vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.