Nuk ka forcë në tokë të ndalojë zgjedhjet e 30 qershorit.

425

Parti Bindja Demokratike dhe drejtuesi I saj Astrit Patozi në kuadër të fushatës elektorale zhvilluan të shtunën një takim në Korçë. Për Patozin, Korça do reflektoje sepse nuk ka asnjë arsye që të eksperimentohet prapë modeli i shëmtuar i Rilindjes. ‘Korca ka nevojë për një personalitet publik i cili do bëjë ndryshimin e madh në këtë qytet.

Bindja Demokratike është forca e re politike e perspektivës në Shqipëri për shkak se ne jemi themeluar në kulmin e një presioni politik ku shqiptarët kanë parë se ku e kanë çuar vendin forcat e vjetra politike të cilat sot janë në ndeshje
për jetë a vdekje’ tha Patozi.

I pyetur për protestën ai u shpreh se
ishte epilogu i një marrëzie politike. ‘Ne kemi qënë gjithmonë kundër djegies së mandateve, kundër daljes në rrugë, kundër rrevolucionit, kundër goditjes së pushtetit me dhunë’ tha Patozi. Ai theksoi zgjedhjet janë i vetmi instrument që mund ti ndryshojnë gjërat në Shqipëri.

Duan apo s’duan ata 30 qershori është një datë e vendosur ku shqiptarët janë të detyruar të shkojnë të votojnë dhe të ndryshojnë qeverisjen e tyre vendore’ u shpreh kreu i Bindjes. Lidhur me dekretin e Presidentit Meta tha që kjo ishte në kuadrin e një marrëzie politike dhe do marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor. Ndërsa për deklaraten e Bashës që nuk do ketë zgjedhje në 30 qershor, Patozi tha se
‘nuk ka forcë në këtë tokë dhe jashtë kësaj toke që mund të ndalojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë për të ndryshuar qeverisjen e tyre.