Interesant fakti qe asnji media e organizueme apo individuale ne rrjetet sociale nuk i ka shkrue dy rreshta me perkujtue 28vjetorin e zgjedhjeve te para pluraliste brenda llojit te lejueme prej Partise te Punes mbasi kjo e fundit ne nji plenum te saj kishte institucionalizue pluripartizmin.
31 marsi i vitit 1991 vulosi qysh ne krye te heres se Partia e Punes ishte “pararoja e pamposhtun” jo vetem e sundimit gjakatar 50vjecar por edhe vazhduesja ne kondita makiaveliste e sundimit vrastar 500vjecar te trojeve shqiptare. Alternativa qe ajo kishte “lejue” brenda llojit te saj, ishte kryevepra e mashtrimit jo vetem me rinovue vetveten ne kushte medemek demokratike por edhe me perdhose kauzen e atyne pak qendrestareve te vertet moral e politik, nji pjese e te cileve me naivitet te skajshem menduen se e gjeten “mesine” ne prijesin e alternatives se pare demokratike.
Ne fakt, per hire te vertetes duhet thane se 31 marsi i vitit 1991 deshmoi qarte se modeli i komunizmit shqiptar qe personalisht e perdor vetem ne rrafshin konvencional skishte asgja te perbashket me lindjen komuniste e vendet fqinje. Ne krejt Europen e lindjes partia komuniste ne pushtet humbi bindshem zgjedhjet e para pluraliste, ndersa ne Shqipni i fitoi partia komuniste qe kishte sundue per 50 vjet…
Tundimi i pare per me shpjegue ket trend asht me i vu fajin popullit, me perdor justifikime te thjeshta teknike apo me perserit banalitete te tipit sindroma e stokholmes e me rradhe. Sigurisht mund te kete disa te verteta te vogla ne te gjitha hamendesimet e masiperme por kurresesi shumatoria e hamendesimeve perfton nji te vertete te qarte dhe te pakundershtueshme. E verteta e madhe asht se partia e lejueme prej plenumit te partise se madhe dhe tefteri i saj themelues, i shkarravitun ne shpine e te birit te prokurorit famekeq te partise komuniste Josif Pashko, ky i fundit teoricien i terapise shock, pra, te shkaterrimit te cdo gjaje te bame ne socializem, u prit me dyshim te madh prej popullit te vuejtun shqiptar, i cili e kuptonte metoden delirante joshese te ksaj medemek alternative brenda llojit dhe me pasivitet krijoi premisat qe te fitonte partia e punes, tashma ne grahamat e fundit.
Realisht ma fort se partia e punes, tue kene nji njohes e jetues me vetdije i asaj periudhe, edhe pse i vogel, ne moshe, mendoj se elektorati i traumatizuem shqiptar, shperbleu, nji berthame te vogel shtetaresh te ri qe 50 vite tentativash me fut disa elemente rudimentale shtetit, kishte perftue me veshtersi ne fundin e viteve “89, tue dhane mesazhin qe asht kunder shkaterrimit ne veprim e per pushtet edhe pse ne emen medemek te antikomunizmit. Kjo lufte brenda llojit mes rrymave te otomaneve te vjeter e gjonturqve, ne nji klime artificiale te polarizueme, pati perballjen e pare me 31 mars 1991 dhe tregoi katerciperisht se historia politike e shoqnore e realitetit shqiptar nuk mund te shpjegohet me paradigmat tradicionale te kopjueme ne vendet perendimore por ka nji natyre thellesisht autarkike te shpjegimit te saj.
Cinizmi pragmatis i krenave te ri te Partise te Punes, i gershetuem me qasje profetike, te cilet e perdoren fitoren elektorale te 31 marsit 1991 jo me mbajt pushtet por me i dhane te ardhme te sigurt pushtetit te tyne ne kushtet e reja te evoluimit te realitetit politik e shoqnor, bante kontrast te forte me strategjine e partise se pare opozitare e kreut te saj, i cili tue mos pase kauze te veten, pervec afrodizuakut artificial te pushtetit personal, dhe tue testue refuzimin popullor, pavarsisht se leciste nji kauze te drejt si retorike, ne vend qe te bahej burre shteti preferoi me u ba kryetari i nji intifade permanente elektorale.
31 marsi i 1991 varrosi shpresen per nji opozite alternative, valoriale e kulturore, trashigimtare te denje te atij oazi qendrestar qe aq nder e dinjitet i kishte dhane kombit shqiptar ne kursin e historise te tij martire. Thirrjet patetike te tipit “e duem Shqipnine si tane Europa” ishin thjesht vazhdim i slloganeve haxhiqamiliste “duem baben” dhe refleks i kushtezuem i nji romanticimi dy leksh te modelit te bejtexhive, te cilin diktatori Hoxha e perfeksionoi deri ne perversion, sa vazhdon me moleps edhe sot mendet e shumices te shqiptareve e medemek elites te saj kulturore. Edhe pse nji vit ma vone, pikerisht me 22 mars 1992, Partia e Punes humbi zgjedhjet se pushtetin nominal e kishte humb ma perpara, ajo kuptoi qarte se e kishte forcue tmerresisht pozitat e veta e te bijve te saj biologjik e politik, pavarisht nji te shkueme te kristalte kriminale, sepse kishte bllokue afirmimin e nji opozite reale.
Sofistikimi i saj ishte mbreslanes, puna e pendimit per “ca gabime”, e recitueme me hipokrizi prej njerezve te vet, kryeveper e mashtrimit e ne ket trendin e saj te rizaptimit kulturor te shoqnise shqiptare, kreu i intifades demokratike, vazhdonte me modalitetet e Koci Xoxes, Mehmet Shehut, pra dores vrastare te diktatorit Hoxha, per me konsolidue pushtetin personal, tue bashkpunue me pjesen ma te keqe e te neveritshme të galaksisë të nandheshme të pushtetit komunist si dhe disa paterica dekorative te ish të perskutuemve aksdental të regjimit. Nan dritën e ktyne impulseve sporadike reflektimi, me përjashtim të vitit 1992, kur konverguen nji serì faktorësh me i dhanë fitoren alternativës së rè që lindi mbrenda kontekstit të Partisë të Punës, në të gjitha zgjedhjet e zhvillueme mâ vonë, Partia mëmë e Punës me êmën të rì, i ka fitue të gjitha zgjedhjet, pavarësisht devijimit manipulativ e të dhunshëm në disa raste që u bâni kreu i intifadës elektorale, tue shprazë krejt arsenalin e tij total e totalitàr.
Sot kur kreu intifadës elektorale permanente ka fillue moshën e andropauzës biologjike e politike, habitemi se si vêndi ka mbetë pa opozitë dhe dominon rândshëm hungrimi propogandistik i rilindjes të bijve biologjik e politik të ish Partisë të vjetër të Punës. Krejt faji i veshet Lulzim Bashës për reduktimin e tkurrjen e frikshme të partisë qe ia trashëgoi jo fort me deshirë pikërisht kreu i intifadës elektorale, në nji kohë që gjesti i Bashës me djegë mandatet duhet pà në optikën e nji qasje të detyrueme me djegë pikë së parit parardhësin e tij në parti dhe si strategjì ringritjeje të opozitës, për të cilin ka aq shum nevojë vêndi. Partitë kanë nevojë për njerëz të virtytshëm dhe nuk janë abstraksione e çështje êmërtimit e në kët prizëm afrimi te pozita apo opozita i njerëzve me integritet e kulturë integrale, pa pritë përfeksioinin e krenve të tyne, duhet të jetë qasja e raportimit me ta i çdo njiri vullnetmirë, në vênd të strategjisë së bojkotit.
Në ketë prizëm kam kênë vlerësues me nismën e Ramës me futë në kabinetin e tij gjeneral Sandër Ĺleshin, jo vetëm si katolik por edhe si njeri me profilin e spikatun të shtetarit. E dij mirë që nji dallëndyshe nuk e bjen pranverën, por sigurisht që ndihmon. Kultura e delegjitimimit apriori, liria si koncept lirimit të instinteve, konkurrenca në vese e në vjedhje të gjithçkaje, përfshì edhe votën, korrupsioni galopant, alternativa mes kioskave me paçë e qebabë, e kullave të betonit bosh për me drenazhue paret e krimit, element të cilët kanë karakterizue kto 28 vjet përballje politike e shoqnore dy alternativat pa alternativa të polikës t’onë, shpresojmë të zâvêndësohen sa mâ shpejt me ndihmën e katalizimin e faktorit ndërkombtàr se ndryshe Shqipnia do të boshatiset mâ keq se mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Në thelb, metodat otomane të qeverisjes përftojnë eksode biblike e kët e ka dëshmue bollshëm historia.
Banditizmi asht fenomen kulturòr e politik në Shqipnì e kjo betejë nuk fitohet me mjete policore.
Nga Nesti ZEFI