Edhe pse në ditët e sotme Dashnor Diko nuk këndon më dhe i është përkushtuar me kohë të plotë peshkimit apo gjuetisë, e kam seriozisht domethënë
Ai sigurisht do të njihet gjithmonë për muzikën që ka bërë dhe për hitin e padiskutueshëm të të gjitha kohërave, Bananja. Kjo këngë është më e pranishme në çdo festë, event apo edhe dasëm, edhe se sa Valle kosovare. E nëse ndonjëherë teksa e dëgjoni dhe sigurisht e këndoni, sepse e dini përmendësh tekstin e Bananes, keni pyetur veten nga do të jetë frymëzuar Dashnor Diko për këtë këngë, tani kemi një përgjigje për ju.
I ftuar në emisionin treshat, Nori, siç e thërrasin miqtë, ka treguar se si është krijuar kënga e famshme. Dhe fatkeqësisht nuk bëhet fjalë për ndonëj flirt me ndonjë vajzë të bukur apo për ndonjë histori personale. Sipas tij, tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, e ka shkruar tekstin gjatë një udhëtimi, teksa rrugës shihte një qese me banane, nga ku u frymëzua.