Bienalja e artit, në Venecia shkojnë fëmijët e Bulqizës

500

Ashtu sikurse edhe vitet e shkuara, Shqipëria bëhet pjesë e Bienales së Venecias.

Pas një rrugëtimi vitin e shkuar me pavijonin e arkitekturës, këtë vit, në eventin më të rëndësishëm evropian për artin, Shqipëria prezantohet me një projekt të artistit Driant Zeneli.

“Veprat e tij janë Paraqitur në Romë, në Paris, Bergamo, Brest, në Marsejë, në Kili etj, nuk mungon asnjë vit. Nuk ndodh shpesh që një artist i ri si Drianti të kenë një eksperiencë përfaqësimi në vende të tilla për plot 11 vjet”, theksoi ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Driant Zeneli ka realizuar një projekt i cili përfshin dy filma te shkurtër, një për Metalurgjikun e Elbasanit dhe një për fëmijët që vijojnë të punojnë ende në Bulqizë.

Bashkë me dy reportazhet, në Bienalen e Venecias, Drianti do të prezantojë edhe pjesë të punës, që nga skicat e krijuara e deri tek fotografitë nga puna për realizimin e projektit.

“Jam shumë i interesuar për të gjitha aspektet sociale dhe politike, por sikur të beja një reportazh të dyte dhe të tretë do më dukej se nuk do të thoja asgjë, do të ishte konsum imazhesh për publikun pasiv, prandaj dëshira ime është krijimi i një narrative paralele, duke luajtur midis reales dhe fiction-it.

Kuratorja e këtij projekti prezantues të Shqipërisë në Bienalen e artit në Venecia është artistja e njohur evropiane Alicia Knock.