Vetëdorëzohet administratori i “Gega Oil”, detyrim paraqitje për Paulin Gegën

440

Administratori “Gega oil” Paulin Gega eshte vete dorezuar ne policine. Pasi eshte paraqitur ne ambjentet e policise se Tiranes e cila e kishte shpallur ne kerkim. Geges i eshte caktuar edhe masa e sigurise.

Mesohet se gjykata ka vendosur ndaj tij ne oret e mbremjes se te enjtes masen e sigurise detyrim paraqitje kundrejt garancise pasurore.

Pauli Gega u shpall ne kerkim pas operacionit qe tatimoret nisen ne terren ne sektorin e karburanteve ku subjektit “Gega oil” iu gjeten shkelje te renda. Per me teper qe rezultonte se kishte bere ne menyre te perseritur evazion fiskal.

Pervec masave ndeshkimore te tatimoreve policia beri te ditur nepermjet nje njoftimi per shtyp se kishte shpallur ne kerkim pronarin e kompanise ne zbatim edhe te urdherit te prokurorise.

Nderkohe vete Paulin Gega reagoi duke thene se ishte njoftuar nga media per shpalljen ne kerkim pasi ndodhej me pushime ne Greqi.