Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA/ Biden merr kryesimin në Pennsylvani, i bindur për fitoren: Do marrim mbi 300 vota elektorale! Georgia rinumëron votat! Beteja për Nevadën

211

Presidenti Donald Trump vijon sërish akuzat e tij për mashtrimin në numëimin e votave duke pretenduar se ishin manipuluar kundër tij. Ai nuk i ka ndalur sulmet e tij përmes rrjetit social Twitter, madje këtë herë duke sulmuar drejtëpërdrejtë dhe kundërshtarin e tij politik Joe Biden.

Përmes një postimi, Trump shkruan se Joe Biden nuk duhet të deklarojë fitore akoma pasi këtë mund ta bëjë dhe Trump. Ai vijon të besojë në pretendimet e tij për manipulim teksa këmbëngul tek drejtësia amerikane.

Mbrëmjen e djeshme, Joe Biden në një deklaratë për mediat ka shprehur bindjen e plotë në fitoren, madje duke deklaruar një fitore të thellë me mbi 300 vota elektorale. Ndërkohë që gara vazhdon, Biden e ka kthyer fokusin e tij nga koronavirusi, teksa u shpreh se në ditën e parë të presidencës së tij, do të ndërmarrë masa për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Tashmë 72 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm. Rezultatet e momentit, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerrin përpara presidentit aktual, Donald Trump: sipas vlerësimit të Associated Press Biden ka shënuar 264 vota elektorale, kundër 214 nga Trump. Biden ka kaluar më shumë në avantazh pasi ka marrë kryesimin në Georgia.

Sipas rrjeteve dhe mediave të tjera të mëdha amerikane, numri i votave është pak më i ulët për Biden: 253 në 214. Arsyeja lidhet me shtetin e Arizonës. Edhe duke marrë parasysh këtë llogari më konservatore, Biden është padyshim më afër fitores së Trump, pasi të parit i mungojnë 17 vota elektorale kurse të dytit 56, për të arritur në kuotën vendimtare që është 270 vota elektorale.

Por me cilat kombinime do të fitojë Biden? Po Trump?

Biden mund të fitojë me 27 kombinime të ndryshme të shteteve: nga më të thjeshtat (fitorja vetëm në Pensilvani, e cila vlen 20 vota elektorale) te ato më të “kufizuarat” (me një humbje në Pensilvani, Xhorxhia, Karolinë të Veriut dhe fitore në Arizona dhe Nevada.

Trump ka vetëm 4 kombinime ende të hapura për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Neë York Times, përgjegjëse për këtë llogaritje, gjithashtu vëren se ekziston mundësia e një barazimi. Kjo ndodh nëse Trump fiton në Pensilvani, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Nevada dhe Biden në Gjeorgji, të dy do të kishin 269 vota elektorale (dhe ky nuk është një skenar i pamundur, sipas shpjegimit do ta kuptojmë përse).