Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të festojë 8 marsin me një grup zonjash në qytetin e Fierit.
Në këtë ceremoni Kryeministri Rama ka ftuar zonjat që t’i bashkohen në një kërcim, por në pistë ku ai ishte i vetmi mashkull është rrethuar nga gratë të cilat kërkonin të kërcënin me të.
Në një moment Kryeministri u “mbyt” nga fanset, sa që truporja e tij ka shkuar ta ndihmojë.
Por Rama me mikrofonin ndezur i është drejtuar: “Po t’i çfarë do? Do me ruash këtu”. Duke i bërë me shenjë gardistit të largohej.
Ndërkohë që ka nisur kërcimin me zonjat, Rama është dëgjuar të thotë: “më shkatërruat fare”.
Pasi o rrotullua dhe bëri selfie me gratë, Rama i ka thënë: “Më shkatërruat fare. Çuditërisht jam gjallë akoma. Shumë faleminderit. Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot. Gëzuar, gëzuar”.