U zhduk pasi shkoi në një intervistë pune në Greqi/ Babai i 19-vjeçares shqiptare zbulon personin…

232

Vajza shqiptare Artemis Vasili u pa për herë të fundit në një stacion autobusi në Greqi. Në disa foto të publikuara ajo shihet se si pas disa minutash zhduket nga fokusi dhe nuk shfaqet më.

Babai i saj ka folur për median greke Mega duke thënë se po kërkojnë kudo, ndonëse gjurmët e saj janë zhdukur.

Vajza jonë duhet të kthehet dhe gjithçka do të jetë si më parë. Ne jemi zgjuar, po shikojmë në male, nuk po bëjmë një sy qorr. Personi i fundit që e pa ishte dhëndri im. Ajo ishte me një mik”, tregoi babai i vajzës, të cilën e panë për herë të fundit të premten kur i tha se po shkonte për një intervistë pune.

Prindërit e 19-vjeçares thuhet se u përpoqën të kontaktonin me ish-të dashurin e saj 24-vjeçar, por nuk morën asnjë përgjigje.

Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të. Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.