Prej ditësh vendi është mbërthyer nga një mot me temperatura të larta. Por kjo situatë parashikohet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera radhazi në vendin e tonë. Duket se disa e kanë gjetur zgjidhjen.
Në mungesë të detit, qytetarët në Tiranë janë freskuar në sheshin “Skëndërbej”, aty ku Bashkia ka vendosur çezma me ujë dhe kalimtarët po i përdorin për t’u freskuar.
Fotot e ofruara nga Agjencia LSA tregojnë qytetarë të ndryshëm që freskohen edhe në vende publike.