Xhemi Shehu i habiti të gjithë me këtë foto me ‘binjaken’ e saj.

1049

Pa u thelluar shumë, vetëm nga një foto e thjeshtë si kjo që të del para syve, asgjë nuk mund të thuash tjetër veçse Xhemi Shehu paska motër binjake? dhe nuk e paskemi ditur.

U ka ndodhur të gjithë miqve të saj, në fakt, të cilët, menjëherë sapo kanë parë postimin e Xhemit dhe Irës, kanë shkruar menjëherë Si binjake, Sa ngjani, Si dy pika uji etj.

Është e dukshme ngjashmëria mes moderatores së njohur të Portokallisë dhe bashkëshortes së Gaz Pajës, aktorit të njohur të humorit, i cili i dha fund beqarisë disa javë me parë.

Dy bionde bukuroshe, me tipare të theksuara e sy të shkruar, kollaj të vihen re, por kjo foto që i ka bërë bashkë, zbulon se Ira dhe Xhemi i kanë shumë të ngjashme tiparet.