Në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan

518

Gjatë ecjes në rrugët e Paskuqanit, Lulzim Basha I shoqëruar edhe nga kreu I bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, ka takuar banore por edhe tregtare dhe pronare biznesesh. Një nga qytetaret iu ankua kreut të PD se I kishin hequr ndihmen ekonomike ndonëse ishte e divorcuar dhe me shtëpi të rrënuar.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të gruas, Basha tha se në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan.

Kjo sipas Bashës, tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin.

“Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston.”

Lideri i PD I tha qytetares se duhet të ketë besim se me ardhjen e opozitës në pushtet kjo situatë do të ndryshojë por më parë duhet rrezuar qeveria Rama dhe për këtë arsye ai kërkoi që të gjithë të jenë në protestë më datë 16 mars!

Me tej gjate takimeve me banoret ne Paskuqan, kreu i opozites u takua me disa femije duke u ulur me ta ne rruge.