Ngjarje e rëndë në Vlorë, dy të v*arë, një i plagosu

424

Vlora është tronditur mesditën e kësaj të diele nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.

A2 CNN mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë janë ende të paqarta, ndërsa mësohet se viktimat janë O. Rexho dhe A.Hasani, të cilët janë kunati i Armando Sulejmanit dhe shoku i tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrollin në rrugët hyrëse dhe dalës të qytetit për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.