Shpërthimi, pronari i argjendarisë me të shoqen në gjendje të rëndë (Foto)

459

Bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi sot zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë policisë si dhe nga QSUT-ja. Ata janë pronarë të argjendarisë në zonën e ish-Bllokut, pak metra larg secilës ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Po kështu të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinj, por në gjendje të mirë shëndetësore. Përkatësisht Eneda Nura 18 vjeç dhe Ardanoel Serani 23 vjeç.

Pranë Djegie Plastikës po marrin mjekim çifti Pirra. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës.

Njoftimi i QSUT për dy të plagosurit Alma dhe Sokol Pirra:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S.P, 52 vjeç dhe A.P, 43 vjeçe. Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës.

Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 13:15 në rrugën Vaso Pasha në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.