20 vjet bashkë, Alketa i dedikon fjalët prekëse Vera Grabocka.

495

Është gati e pamundur ta mendosh Alketa Vejsiun pa Vera Grabockën; bashkëpunimi i gjatë i tyre ka rezultuar jo vetëm një sukses në rrafshin profesional, por i ka kapërcyer dhe caqet e këtij të fundit, duke u shndërruar në një miqësi të bukur që I ka rezistuar kohës.

Dhe tani, vetëm dy ditë pasi përfunduan edicionin e dytë të emisionit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa ka dy fjalë për mikeshën dhe “udhërrëfyesen“ e saj. E për këtë, në mesazhin e postuar në Instagram, përdori disa vargje nga kënga legjendare e Tina Tërnerit: “ The Best“.

“Ti je thjeshtë më e mira, më e mirë nga gjithë të tjerët. Më e mirë se çdokush, çdokush që unë kam takuar. Kam ngecur në zemrën tënde, varem nga çdo fjalë që ti thua. Të na ndajnë, jo në asnjë mënyrë! E merituar. Mikja ime. Motra Ime. Mentorja ime”, ka shkruar Alketa. Dyshja e famshme televizive ëndron pas disa spektakle të rëndësishme si “X Factor Albania” apo “Dancing with the stars“.