Pse kjo është çanta më e shtrenjtë në botë?

338

Hermes Birkin është çanta më e dashur, më e dëshiruar dhe me sa duket më e shtrenjta në botë… Ajo u shit në ankand për rreth 185 mijë euro! Ajo është pjesë e një edicioni të veçantë, që është koleksioni SoBlack prej lëkure krokodili të zi. Por çfarë është kaq e rëndësishme në lidhje me këtë çantë që e duan të gjithë? Le të gjejmë së bashku…

Kur çanta Hermès u paraqit në ankand, shifra bazë ishte rreth 46 mijë euro. Që kostoja e saj përfundimtare do të kishte qenë katër herë, kjo nuk pritej! Me sa duket, koleksioni SoBlack ishte i fundit i nisur nga Jean Paul Gaultier, i cili e braktisi rolin e drejtorit kreativ në vitin 2010-të. Dhe sigurisht që nuk është çanta e parë Hermès që thyen rekordin…Edhe në vitin 2010-të një çantë SoBlack u shit për rreth 155 mijë euro.

Disa kuriozitete mbi çantën Hermes Birkin

Jo të gjithë e dinë, por për të bërë një çantë të tillë duhen rreth 30 deri në 40 duar. Përveç kësaj, për të qenë në gjendje të blini një të tillë ju duhet të vendoseni në listë pritjeje. Por, pse ka marrë këtë emër kjo çantë?

Në vitin 1984 kur drejtori ekzekutiv i Hermes takoi aktoren Jane Birkin në një fluturim, ai i propozoi artistes që të krijojë një çantë të përshtatshme për të mbajtur biberonat e vajzës së saj. E tha e bëri. Birkin deri më sot mbetet çanta absolutisht më luksoze në botë dhe natyrisht jo gjithkush mund ta përballojë çmimin e saj të kripur.