Incidentet në protestën e PD, shoqërohet ish-kreu i policisë bashkiake

435

Mes te shoqëruarve nga policia pas pjesëmarrjes në protestën e opozitës është edhe Florenc Hoxha, ish- kryetari i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Tiranë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme efektivët e policisë janë futur në banesën e Hoxhës. Siç mund të shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë një grup policësh të maskuar kanë kapërcyer murin rrethues të banesës private, duke hyrë më tej në shtëpinë e ish-kreut të Policisë Bashkiake.

Ndërkohë nga ana e Hoxhës, ka pasur akuza në drejtim të policisë për ushtrim dhune. Mësohet se policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Florenc Hoxhës në incidentet e ndodhura në protestë.