Humbje e madhe për mjekësinë/ Ndërron jetë, Gjinekologia dhe Pedagogia 48 vjeçare

281

Ndërron jetë në moshën 48 vjecare, doktoresha e njohur dhe pedagogia Suela Muca.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike ku Muca jepte mësim prej një decade.

Dr.Suela Muça ishte mjeke e njohur Obsetre-Gjinekologe dhe ka punuar pranë Spitalit Gjinekologjik “Koco Gliozheni”.

Edhe miq e kolege të Suela Mucës nga bota akademike dhe jo vetëm kanë shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të mjekes dhe pedagoges së njohur.

Njoftimi

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta e Dr. Suela Muça, mjekes Obsetre-Gjinekologe dhe pedagoges së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Dr. Muça u lind në vitin 07.02.1972. Në vitin 1997 u diplomua në mjekësi pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe më pas në vitin 2002 u specializua si mjeke Obsetre-Gjinekologe. Dr. Muça ka punuar pranë Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Prej më shumë se 10 vitesh Dr. Muça ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Ajo ishte e karakterizuar nga sinqeriteti, mirësia dhe përkushtimi i lartë si mjeke dhe pedagoge.

Largimi nga jeta i Dr. Suela Muça lë pas një humbje të madhe për mjekësinë, universitetin, familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin e mirë ta njohë.

Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe njerëzit e dashur.”