“Moli i dashurisë”, dhurate për “Shën Valentin”

522

Këtë “Shën Valentin”, dhuratën ua sjell Bashkia e Tiranës. Falë një tjetër investimi në Parkun e Liqenit, këtë 14 shkurt do të përurohet “Moli i Dashurisë”.

Për të kaluar një ditë të paharruar, të dashuruarit, por edhe gjithë ata qytetarë që duan të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës do të gjejnë dekor festiv, kënde fotosh dhe muzikë.

Ndërkaq, të rinjtë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me performime me muzikë të zgjedhur.