Shpërthimi në Fushë-Krujë, tritol në mobilieri, dyshohet konkurrenca

395

Një shpërthim tritoli ndodhi në një mobileri në Fushë Krujë dhe me konkretisht në mobilerinë e shtetases Dhurata Karaj.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e godinës 4-katëshe, e cila ndodhet pranë aksit nacional dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mendohet paraprakisht se shkaku është konkurrenca, por mbetet të hetohet.