Eksploziv mjetit, vlonjati humb gjymtyrët

433

Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi, në Vlorë.

Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që automjeti ka qenë në ecje. Nga shpërthimi shtetasi shtetasit me iniciale A.A, 48 vjeç ka humbur gjymtyrët dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premtje në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendngjarje po heton për shkaqet e këtij shpërthimi.