Përdhunoi një 26-vjeçare, arrestohet lushnjari

280

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet për përdhunim.

Shtetasi me iniciale V. F. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.