Sandër Lleshaj betohet si ministër i Brendshëm

466

Sandër Lleshaj merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Lleshaj është betuar këtë të premte në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, ku ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Lleshaj u betua përpara Kushtetutës dhe më pas firmosi.

Ndërkohë më parë Lleshaj u emërua nga Parlamenti një ditë më parë (22 nëntor) me 77 vota të deputetëve të mazhorancës, pasi u dekretuar nga Presidenti Meta më 16 nëntor.