“Kapet mat” Endri Fuga në Manhattan, qytetari: Po blinte Iphone-in e fundit, lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona

541

Për një propagandë të mirë dhe frytdhënëse duhen edhe mjete cilësore të kohëve të fundit. I tillë mund të jetë edhe prodhimi më i ri i Apple, Iphone 11 Pro Max.

E mesa duket këtë ka zgjedhur të blejë edhe krahu i djathtë i kryeministrit, Endri Fuga, teksa ka qënë në një nga dyqanet më të medha të Iphone-it në Manhattan.

Në disa foto të dërguara nga një qytetar në redaksinë e JOQ ALBANIA, Fuga shihet duke mbajtur radhën për të blerë Iphone-in e fundit.

Qytetari shkruan:

Ja dhe Endri Fuga në Apple Store në Manhattan. Në 5th Avenue.
Po blinte Iphon-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona. Sapo është hapur. U inagurua me daljen e iphon e ri ne treg”

Ndërsa Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për të përballuar pasojat e tërmetit dhe qeveria nuk i ka kapacitetet monetare për të mbuluar dëmet e qytetarëve, nuk dihet nga burojnë paratë që këshilltari i kryeministrit me shokë të jenë të ‘ngrehur’ me ristë e f undit teknologjike apo të veshur me markat e fundit.