Shoferi iu gjet i vdekur me një plumb në kokë, reagon Fatmir Xhafaj: Jam i shokuar

Reagon ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj për vdekjen e shoferit të tij Shkëlzen Qordja i cili u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm në garazhin e gardës së republikës. Xhafaj thotë se është i shokuar nga kjo ngjarje dhe i bën apel medias të respektojnë dhimbjen e familjarëve. Sipas hetimeve paraprake, 31 vjeçari vrau veten me armën e shërbimit.

“Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen”, thuhet në deklaratën e Xhafajt.

Reagimi i PLOTË i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

SHKODËR, BILANC LUFTE, 19 TË PLAGOSUR NË 5 DITË

Sezoni veror ka nisur keq sa i përket aksidenteve rrugore.Vetëm në 5 ditëshin e fundit të kësaj jave në Shkodër janë regjistruar 5 aksidente por shifra e të plagosurve është e frikshme.

Bëhet fjalë për 19 persona të plagosur në 5 ditë , cka sjell në vëmëndje sërish mosrespektimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve ,

ndërkohë që një tjetër shkaktar është edhe mungesa e sinjalistikës rrugore e cila për hir të së vërtetës le shumë për të dëshiruar.

Gjithashtu edhe mungesa e sigurisë rrugore si bankinat mbrojtëse janë një tjetër element që provokojnë në shumë raste aksidente të renda për të mos lënë mënjëanë dhe mungesën e ndricimit rrugorë.

Për njohësin e sigurisë rrugore Gëzim Zenelaj faktorët kryesore që sjellin shkakun dhe pasojën janë parakalimi I gabuar, tejkalimi I shpejtësisë, përdorimi I celularit dhe mungesa e sinjalistikës vertikale dhe horizontale

Sipas policisë, shkaqet e aksidenteve lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu edhe nga këmbësorët.

Ka raste kur drejtuesit e mjeteve në autostradë qarkullojnë me 260 km në orë, ndërsa në qendrat e banuara me mbi 125 km/orë.

Këmbësorë që kalojnë nga një krah në tjetrin pa respektuar vijat e bardha, apo në autostradë pa përdorur mbikalim

Një gotë nga ky lëng pastron arteriet për mrekulli

Shumica e njerëzve në botë vdesin për shkak të sulmeve në zemër dhe një e treta e vdekjeve në SHBA janë shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Më shumë se 2500 njerëz vdesin për shkak të këtyre sëmundjeve çdo ditë,
Arteriet që nuk funksionojnë në rregull shkaktohen për shkak të ushqimeve yndyrore.

Një ilaç natyral mund t’ju ndihmojë të pastroni trupin nga toksinat dhe që largon yndyrat në enët e gjakut është ky.

Ju duhen:

Dy gjethe selino
1 filxhan lëng domate
1 lugë e vogël xhenxhefil
¼ lëng limoni

Gjysmë lugë çaji piper i zi
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosni në një gotë qelqi. Përdorimi: Konsumoni përpara vakteve. Tre gota në ditë është maksimumi.

Shkodra pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm, njoftimi që duhet ta lexojnë të gjithë…

Pas njoftimit nga ana e OSHEE për stakim të energjisë elektrike

Ndërmarrja e ujësjellësit njofton edhe ndërprerjen me ujë për shkak se do stakijë pompat nga mungesa e energjisë dhe ju kërkon qytetarëve që të marrin masa ja njoftimi:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Shkodrës se për arsye të punimeve në rrjetin elektrik, do të ketë stakim të energjisë elektrike nga ana e OSHEE ditën e Ejte datë 28/06/2018 nga ora 08:00-16:00. Për këtë arsye, gjatë këtij orari, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytet.

• Ju lutemi, merrni masa për të krijuar rezerva uji për gjatë kësaj kohe.

• Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve, që të stakojnë pompat individuale për t’i mos i shkaktuar defekte.

• Me ardhjen e ujit, mbani rubinetin hapur për disa minuta për shpërlarjen e tubacioneve para përdorimit te ujit.

Duke ju kërkuar ndjesë për mungesën e ujit ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj !

DREJTORIA

Ujësjellës – Kanalizime Shkodër

Brenda dy viteve Korça me terminal të ri per autobuzat

Nisi puna për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve në Korçë.

12000 m2 sipërfaqe në afërsi të unazës së qytetit, do të transformohet për të krijuar një vendqëndrim bashkëkohor për 500 automjete të transportit të udhëtarëve çdo ditë.

Investimi prej 2 milion dollarë do të realizohet brenda 24 muajve dhe do shërbejë për 80 000 udhëtarë në vit.

Si të Parandaloni Pickimin nga Mushkonjat – Metodat më të Forta Natyrale

Në raftet e supermarketeve apo farmacive do të gjeni një sërë locionesh kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera, por shumë prej tyre përmbajnë substanca të dëmshme, që me siguri nuk dëshironi të qarkullojnë në organizmin tuaj.

Mushkonjat tërhiqen nga disa substanca në djersën tonë, por edhe nga frymëmarrja dhe lëkura.

Mushkonjat kanë sensorë që vënë njerëzit në shënjestër që nga larg.

Bllokimi i aromave që tërheqin mushkonjat bëhet nëpërmjet solucioneve, që zakonisht përmbajnë një substancë të njohur si diethyltoluamide.

Nuk është aspak sekret që kjo substancë është toksike edhe në rastet kur nuk kemi asnjë reagim ndaj saj.

Kjo substancë përthithet lehtë nga organizmi, akumulohet në inde nga ku mund të shkaktojë dëme afatgjatë.

Solucionet e bëra në shtëpi janë padyshim zgjidhja më e mirë. Recetat dhe përbërësit janë të thjeshta dhe mbi të gjitha pa kimikatë.

Metodat Më Të Mira Natyrale Kundër Mushkonjave

Uthull Molle

Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat.

Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.

Ekstrakti i Vaniljes

Aroma e vaniljes trullos dhe parandalon afrimin e tyre.

Mjafton të përzjeni një lugë çaji vanilje me çfarëdolloj kremi të thjeshtë pa aromë dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

Farat e karafilit

Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

Kamomili

Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve.

Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.

Mund të vendosni pak kamomil të tharë në parvazin e dritareve ose mund ta përgatisni në formën e çajit dhe të lyeni trupin me të.

Në këtë mënyrë edhe lëkura e trupit do të bëhet e butë dhe e lëmuar.

Borziloku i freskët ose gjethet e domates

Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni në një filxhan çaji 10 apo 15 gjethe borziloku të freskët apo disa gjethe domatesh dhe kur të ftohet lyeni trupin me to para se të flini.

Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit

Vajrat esenciale janë më të mirët kundër mushkonjave.

Nëse keni në shtëpi vaj esencial borziloku, eukalipti apo karafili, shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat.

Me të mund të lyeni edhe një copë pambuku dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg.

AgroWeb.org

Prokurorja e Shkodrës apelon vendimin në KPA, kërkon rikthimin në detyrë

Prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani, ka apeluar vendimin e KPK për shkarkimin e saj nga detyra.

Ndërsa Kolegji i Posaçëm i apelimit ka bërë të ditur se e ka pranuar ankimimin dhe trupa gjykuese që do e shqyrtojë përbëhet nga Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Njoftimi i plotë

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 6/2018 JR, datë 21.06.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit znj.Besa Nikëhasani kundër Vendimit nr. 15 datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Besa Nikëhasani.

Sot, në datën 25.06.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Romana Vlahutin në Malësinë e Madhe, Nuk do të ketë kampe refugjatësh në shqipëri.

Pyetjes ne lidhje me ndertimin e kampeve te refugjateve ne shqiperi Romana Vlahutin ju pergjigj:

Une jam pergjigjur mbi pese here per kete pyetje, dhe eshte e qarte, nuk ka asnje kusht apo perpjekje te tille per te shkembyer hapjen e negociatave me nje gje te tille. Jo nuk ka asnje plan dhe asnje perpjekje te tille, nese ka kushte per shqiperi, ka kushte per mireqeverisjen.

Cdo gje qe ka te beje me zbatimin e te drejtes, per lirine, por asgje qe ka lidhje me migracionin.

Pyetjes sip o mundohet Shqiperi te bind skeptiket I pergjigjet :

Une kam punuar me Shqiperine dhe jo lobuar per Shqiperine, Komisioni europian ka dale me rekomandim te qarte se shqiperia eshte ne nje faze ku mund te happen negociatat pa kushte, por vendimi I takon vendeve anetare. Vendimmarrja ne Bashkimin europian eshte unanime dhe duhet te merret nga 28 vendet anetare.

Procesi eshte I rendesishem por me e rendesishme pikesepari jane reformat dhe ne kemi shpenzuar energji financa dhe shprese qe keto ta bejne jeten me te mire per shqiptaret.

A jeni e kenaqur me reformat ?

Ajo per te cilen jam e lumtur, eshte se reforma gjyqesore eshte reforma me gjithperfshirese qe eshte ndermarre ne nje vend ne tranzicion

Kush është biznesmeni, që do i shkonte makina me rreth 4 milionë euro?

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transportin. Ishim kontraktuar nga biznesmenë kundrejt pagesës për të bërë transportin”, mësohet të jetë shprehur shkurtimisht Edi Lika.

Administrator I firmës ku ishin fshehur paratë e sekuestruara në portin e Durrësit. Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni nga Kosova që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave “Toyota Yaris”.

Përveç administratorit, Policia ka shoqëruar dhe dy shoferët e trajlerit, Klevis Lika, 19 vjeç, i cili është dhe djali i pronarit të firmës dhe Agim Ceka, 61 vjeç.

Ata kanë deklaruar në Polici se nuk kanë lidhje me shumën e eurove pasi kanë kryer thjesht transportin e makinave, siç edhe kanë bërë në shumë raste të tjera. 19-vjeçari Lika rezulton se ka kryer një itinerar të tillë të paktën 4 herë nga periudha shkurt-qershor, për të transportuar makina nga Italia për në Shqipëri.

Kurse 61-vjeçari, nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se ka kryer një proces të tillë dy herë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmenin. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestruar nga Prokuroria për llogari të hetimeve.

Për të shkuar tek emri i biznesmenit, Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të makinave për të parë se cili është personi apo firma, për llogari të të cilit është kryer blerja e automjeteve nga vendi ku janë nisur për t’u dërguar për qëllime tregtie në vendin tonë.

Depozitat e ujit, “bomba” infeksionesh.

Nëse e sheh Tiranën nga lart, ato që mbizotërojnë pamjen janë depozitat e ujit. Te domosdoshme gjatë gjithë vitit, e po aq të rrezikshme nëse nuk pastrohen e lihen pas dore.

Shumë njerëz kujdesen për to: të tjerë thonë dhe e pranojnë se depozitat e tyre nuk janë pastruar prej një kohe të gjatë.

Isidor Koti, prej disa muajsh është administrator i këtij pallati në kryeqytet. Depozita që u shërben mbi 15 familjeve nuk është pastruar prej vitesh, pasi banorët nuk paguajnë.

Kreu i drejtorisë se Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, tregon se nga viti në vit numri i qytetarëve që bëjnë analizat e ujit është rritur.

Edhe pse uji i depozitave nuk pihet, ai sipas mjekëve mund të bëhet shkak i sëmundjeve të ndryshme.

Infeksionet nga uji i kontaminuar mund të merren edhe nëpërmjet përdorimit të tij për të larë fruta ose perime, si dhe duke bërë dush.

Bashkia ka menduar t’i japë zgjidhje këtij problem përmes caktimit të administratorëve.

Bejko u bën thirrje të gjithë administratorëve në detyrë që gjatë muajit qershor dhe korrik të bëjnë pastrimin e depozitave.