Prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani, ka apeluar vendimin e KPK për shkarkimin e saj nga detyra.
Ndërsa Kolegji i Posaçëm i apelimit ka bërë të ditur se e ka pranuar ankimimin dhe trupa gjykuese që do e shqyrtojë përbëhet nga Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.
Njoftimi i plotë
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 6/2018 JR, datë 21.06.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit znj.Besa Nikëhasani kundër Vendimit nr. 15 datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Besa Nikëhasani.
Sot, në datën 25.06.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz