Mësohet se skuadra e Bayernit ka bërë një hap gjigant dhe ka pranuar të paguajë klauzolën për blerjen e sulmuesit të talentuar, Gelson Martins.
Sulmuesi i dalë nga akademia e Sportingut të Lisbonës ka shkëlqyer këtë edicion me klubin portugez.
Në 36 ndeshjet e fundit, Martins ka arritur të shënojë 10 herë portat kundërshtare.
22-vjeçari përveç 10 golave ka bërë po aq asistime për bashkëlojtarët e tij në të gjitha garat.
Kjo ka bërë që për të të interesoheshin skuadrat më të mëdha evropiane si Juventus, Liverpool dhe Bayern Munich, por gjiganti gjerman ka mposhtur atë anglez dhe italian në garë për Martinsin.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka pranuar të paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë euro.
Kësisoj Martins do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga një klub gjerman.
Aktualisht, Gelson Martins ka kontratë me Sportingun deri në qershor të vitit 2022.