Në nder të Maradona-s, tifozët e Napolit “djegin” stadiumin, lojtarët të gjithë me numrin 10

302

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit, gjurmët më të mëdha të karrierës së tij i la me skuadrën e Napolit, me të cilën fitoi edhe dy kampionate në Itali.

Adhurimi për të në këtë qytet është i jashtëzakonshëm. Mbrëmjen e së enjtes, para se skuadra e Napolit të zbriste në fushën e lojës, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League ndaj Rijeka-s, me mijëra tifozë u mblodhën rreth stadiumit, i cili pritet të marrë edhe emrin “Diego Armando Maradona Stadium”.

Me koret e tyre karakteristike, tifozët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme jashtë stadiumit ku Diego bëri historinë.

Ndërkohë, edhe skuadra e Napolit nderoi legjendën teksa 11 futbollistët zbritën në fushën e lojës të gjithë me bluzën me emrin Maradona dhe numrin 10 në shpinë.