Si ia del Adrola Dushi të bëjë jetën e ëndrrave duke punuar vetëm 4 muaj në vit?

532

Adrola Dushi ka qenë e ftuar në emisionin “Pasditja ime”në RTSH, ku ka zbuluar më shumë detaje për jetën dhe profesionin e saj. Në një intervistë me Eraldo Rexhon, ajo ka treguar se është shumë e vështirë të jetojë mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe njëkohësisht të jetë e pranishme për djalin e saj, Troin. Megjithatë, këto sakrifica ia vlejnë, pasi siç ka treguar edhe vetë Adrola, ajo bën jetën e ëndrrave.

Modelja ka zbuluar se punon vetëm katër muaj në vit, në qershor, shtator, dhjetor dhe shkurt, por si ia del të bëjë jetën që dëshiron? Me sa duket, ajo paguhet aq mirë sa mund të bëjë jetën e ëndrrave duke punuar vetëm katër muaj. Të jetosh sa në njërin vend në tjetrin dhe të jesh larg fëmijës tënd nuk është aq e thjeshtë, por, Adrola ka treguar se ia ka dalë me sukses dhe, mbi të gjitha, ia ka vlejtur. Për sa i përket vendit ku do të jetojë, ajo është ende e pavendosur dhe aktualisht ndihet mirë kështu, por do t`i duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Shqipërisë kur Troi të shkojë në shkollë.