Publikimi i pagave, indinjohet Gjoka, veprim jo qytetar nuk ndodh ne asnje vend te botes

715

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka është ndalur edhe tek publikimi në media i rrogave të sportistëve dhe stafit dhe është shprehur i indinjuar për një veprim të tillë sepse sipas tij, është një gjest aspak qytetar dhe aspak i denjë.
Ky është gabim i madh dhe ndoshta është rast unikal në një ekip futbolli botëror që ndodh një gjë e tillë. Shpresoj që ai që e ka nxjerr këtë listë të mos ketë qenë i botës së futbollit sepse do të ishte diçka shumë e shëmtuar.
Në asnjë vend të botës nuk mund të krahasosh dot dhe as të nxjerrësh rrogën e një sportisti. Çdo sportist ulet në tavolinë me një përfaqësues të klubit dhe diskuton për këto rroga, është një marëdhënie në mes atij që e jep dhe atij që e merr.
Nuk ka pse njëri të dijë rrogën e tjetrit. Kjo nuk është normale sepse kjo gjë i fut në siklet ato. Nuk ka pse unë të di rrogën e një lojtari tjetër që sot ndoshta është në stol apo luan në formacion.
Kjo krijon keqkuptime, dashakeqësi sepse ai që luan e merr më pak e sheh ndryshe atë që nuk luan e rri në stol. Kjo nuk është normale, nuk është profesionale, nuk është qytetare. është një rast unikal dhe kjo është për keqardhje.
Ne nuk jemi OJQ që t’i kërkojmë Bashkisë një tender për t’i dhënë dhe kur vjen puna 70-80 për qind të fondit e fusin në xhep dhe ju po bëni një lloj verifikimi.
Kjo është një ofertë në mes një sportisti dhe një marëdhënie që ka klubi. Në qoftë se këtë sportistin ju nuk e vlerësoni për dy lekë, mos ia jepni sepse kishte ikur diku tjetër dhe kishte gjet një ekip tjetër.
Prandaj them ky është rast unikal që ndodh në Shkodër dhe mua nuk më ka ndodh në asnjë vend tjetër dhe nuk shoh të ndodh në ndonjë klub tjetër.
Kontratat janë shumë private dhe nëse një njeri sot e çon kontratën e tij nga një lekë në pesë lekë, kjo do të thotë se e ka meritu një gjë të tillë dhe prandaj ia kanë dhënë sepse sot nuk të jep lekë kush kot”- ka deklaruar ai.
© shkodrasport.com