Gjatë protestës së mbajtur sot përpara kryeministrisë nga një grup qytetarësh, përfaqësuesish të shqoqërisë civile por edhe simpatizantësh të opozitës, të cilët kërkonin sqarime nga Edi Rama për bisedimet me Greqinë, për të cilat ata druhen se helenët do të përfitojnë një hapësurë detare nga vendi ynë, ranë sy kërcënimi i një protestuesi.
Djali i ri kërcënoi se për një tjetër çështje, atë të Valbonës, ku po ndërtohet një hidrocentral i përfolur, do të merren armët dhe problemi do të zgjidhet me kanun.
“Përshëndetje bijët e shqipes, origjina ime është nga një familje luftëtarësh. Plaku ka qenë me UÇK-në, gjaku i plakut tim nuk ka vlejt më shumë se gjaku i gjyshit tim dhe gjaku im nuk vlen më shumë se gjaku i tyre. Ne do marirm armët. Dëgjova një zonjë që tha të lutem referendum. Të lutem t’i po deshe referendum, se ne e zgjidhim me kanun. Armët i kemi, ne nuk vrasim vetëm se na kanë gërvishtur makinën, por ne vreasim për Valbonën. Detin ta harrosh, por mos harro Valbonën, mos harro se shqiptarët janë pa bukë” – tha ai përpara kamerave.