Ardian Bujupi nuk i dëgjon kurrë këngët e Samanta Karavellës dhe ka një arsye pse.

425

Ardian Bujupi ishte i ftuari në Shiko Kush LUAN mbrëmjen e djeshme. Në sfidën e Paintball këngëtari pati shumë për të treguar.

Si gjithmonë, duke zgjedhur mes personazheve të njohur Bujupi është pyetur këngët e cilit prej artsitëve në tabelë nuk do dëgjonte kurrë Ardian Bujupi? Ky i fundit nuk u mendua gjatë duke shënjestruar foton e Samanta Karavellës. Pse kjo zgjedhje?

Ardiani ka sqaruar se pavarësisht përgjigjes së tij, ai dhe Samanta ruajnë një raport shumë të mirë miqësor ne njëri tjetrin. Pra duket se nuk ka vend për hatërmbetje në këtë rast megjithatë mbetet për të parë nëse do të reagojë ose jo Samanta lidhur me deklaratën e Ardianit.

Mesa duket këngëtari preferon një lloj stili tjetër muzike, që nuk përputhet me atë të koleges. Ardiani cilësoi Xhensila Myrtezaj si këngëtaren që e meriton plotësisht famën si dhe zgjodhi Elvana Gjatën si vajzën së cilës do dëshironte tia kishte dhuruar puthjen e parë.