Basha: Rama hajdut, ka vjedhur 40 mln euro tek Unaza e Re

411

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar sërish, këtë të premte protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre pa u dëmshpërblyer.

Kreu i opozitës në një deklaratë për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar si hajdut. Sipas tij ai do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet.

“Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje.”

Gjithashtu ai ka ripërsëritur se do të jetë në krah të banorëve të Astirit dhe se ska vojë t’u japë sugjerime banorëve të Astirit.