Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit

381

Të martën Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i PS, Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Kjo ka sjellë pezullim të konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës dhe betimin e kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri

Vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga PS-ja. Kur mandati i i kryebashkiakes aktuale, Voltana Ademi përfundon zyrtarisht më datën 20 gusht, sekretari i Këshillit dhe prefekti i Shkodrës ende nuk kanë caktuar një datë për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak

PS duket se do të lërë në heshtje konstituimin e Këshillit Bashkiak deri në marrjen e një përgjigje nga Prokuroria për Pjetrin. Ai rrezikon të akuzohet për Falsifikim të dokumentave zyratre dhe Deklarim të rremë.