Nga sot, nargjilet nuk lejohen në ambiente të mbyllura

393

Pas ndalimit të duhanit në ambientet e mbyllura, nga dita e sotme hyn në fuqi ndryshimet në ligj përmes të cilave ndalohen edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike, shisha, nargjile apo cigare me shije mente e tjera produkte të duhanit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga sot hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit

Me ndryshimet e bëra në ligj për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit, nga sot ndalohet duhanpirja në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile.
I paralajmëruari, gjysëm i shpëtuari! Sot hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Në ambientet e mbyllura ndalohet:duhani, cigarja elektronike duhani me ngrohje, shisha/nargjile, shitja e çdo produkti duhani nën 18-vjeç. Paralajmërimi i fundit! Zbato ligjin, zgjidh shëndetin. Jo duhanit thotë ministrja.

Me ligjin kundër duhanit ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen. Një pikë tjetër që ndryshon me ligjin e ri është detyrimi që u vendoset prodhuesve dhe importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë, gjë e cila do të bëjë të mundur një monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen, bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend.

Po kështu, janë forcuar masat administrative për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme. Sipas statistikave 25 përqind e vde kjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1 përqind e vde kjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin.